fbpx

Kriza në Venezuelë, dëbohet ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Venezuelë është shpallur persona non grata e është dëbuar nga ky shtet. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme venezueljane thuhet se mbi ambasadorin Daniel Kriener rëndojnë akuza që lidhen me tentativë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit.

Diplomatit të larte i janë dhënë vetëm 48 orë për t’u larguar nga Venezuela. Kriner ishte në mesin e atyre që ndihmuan kthimin e liderit opozitar Juan Guaidó në Venezuelë, dhe e takoi ate në aeroport.

I vetëshpalluri president i përkohshëm i vendit sfidoi ndalimin e hyrjes dhe u prit fillimisht qe ai te arrestohej. Deklarata theksonte se Venezuela nuk do të pranoje një diplomat të huaj sjellja e të cilit është në një linje me axhendën e konspiracionit të sektorëve ekstremistë të opozitës venezueljane.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas u shpreh se vendimi për të dëbuar Kriner e përshkallëzon edhe me shume situatën në Venezuelë, e shtoi se Gjermania dhe Europa do të vazhdojnë ta mbështesin Guaidon.

Më shumë se 50 shtete, përfshirë Gjermaninë, e kanë njohur kreun e opozitës venezueljane si liderin legjitim të vendit të trazuar e të varfër të amerikës latine.

Politikani 35-vjeçar është zotuar të krijojë një qeveri tranzicioni e të mbajë zgjedhje të reja për rrëzimin e Nicolas Maduros së mbështetur nga Kina, Rusia dhe Turqia.