fbpx

Kroacia ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Me 116 vota “PRO” dhe dy vota “KUNDËR”, kuvendi kroat i ka dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

Urojmë Maqedoninë e Veriut, ka thënë kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq, pas votimit ku ishin prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bullgarisë edhe Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO, me çka u bë vendi i pestë, pasditën e sotme gjithashtu pritet që Protokollin të ratifikojë edhe Mali i Zi.