fbpx

Kryeministri japonez, Abe: I hapur për një takim pa kushte me Kim

Kryeministri japonez, Shinzo Abe është shprehur i gatshëm për të takuar pa kushte liderin koreno-verior, Kim Jong Un për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy fqinjëve, raporton sot një e përditshme japoneze.

I konsideruar prej kohësh si mbështetës i një politike të jashtme të ashpër, Abe së fundmi ka zbutur retorikën e tij përballë Phenianit dhe ka parashtruar kërkesën e organizimit të një takimi me Kim për të zgjidhur më konkretisht mosmarrëveshjen shumë delikate që lidhet me rrëmbimin e shtetasve japonezë nga agjentë koreano-veriorë në vitet ’70 dhe ’80.

‘’Unë dëshiroj një takim pa kushte me Kim Jong Un për të biseduar sinqerisht me të dhe me një frymë mirëkuptimi’’, deklaroi Abe në një intervistë dhënë ”Sankei Shimbun”.

‘’Është shumë e rëndësishme për vendin tonë të qenit iniciator në zgjidhjen e kësaj çështjeje’’, shtoi ai./ATSH