fbpx

KSHZ-ja konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërtetoi rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale. Nga ky institucion bënë me dije se më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 844 mijë e 360 votues. Prej tyre, 377 mijë e 713 ose 44.73% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 436 mijë e 212 votues ose 51.66% votuan për Stevo Pendarovskin. Dallimi mes tyre është 58 mijë e 499 vota në favor të kandidatet Pendarovski.

Rezultatet përfundimtare zyrtare, KSHZ-ja do t’i vërtetojë pas skadimit të afatit për ankesa nga pjesëmarrësit në zgjedhje, mundësi e cila është akoma e hapur.

Me këtë mund të them se kanë filluar të rrjedhin afatet për ankesa që zgjasin 48 orë. Gjatë këtij afati palët e interesuara kanë mundësi të dorëzojnë ankesa deri në KSHZ”-tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.    

Deri të martën në ora 19, pjesëmarrësit në zgjedhje mund të dorëzojnë ankesa për procesin e votimit kurse deri të mërkurën në ora 17, mund të dorëzojnë ankesa për mbledhjen dhe llogaritjen e rezultateve. VMRO-DPMNE-ja opozitare tashmë ka njoftuar se do të dorëzojë ankesa

VMRO-DPMNE-ja sipas shqyrtimit të të gjithë procesverbaleve nga të gjitha vendvotimet do të dorëzojë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Do t’i procedojmë vërejtjet nga terreni për dërgimin e organizuar të njerëzve në votime, për votim grupot, agjitim, blerje dhe veprime të tjera joligjore. Për këto dhe për shkelje të tjera ligjore do të dorëzohen edhe padi penale”-pohoi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Stevo Pendarovski duhet të marrë detyrën më 12 maj, atëherë kur përfundon mandati i presidentit në largim Gjorge Ivanov.

Fatlume Dervishi