fbpx

KSHZ publikon rezultatet e para zyrtare, vijon afati për ankesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  ka bërë publike rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat  konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit. KSHZ njofton se gjithsej kanë votuar 844 360 votues ose 46.7%. Kandidatja e VMRO-DPMNE-sl Gordana Siljanovska- Davkova  gjithsej ka fituar 377. 713 vota ose 44.73%. KSHZ ka ka konfirmuar fitoren e kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, i cili ka arritur të fitoj  436.212 vota ose 51.66%.

Vijon afati për ankesa. Pjesëmarrësit në zgjedhje kanë mundësi që deri nesër në ora 19:00 të dorëzojnë ankesat e tyre në lidhje me procesin e votimit dhe deri të mërkurën në ora 17 mund të dorëzojnë ankesa në lidhje me mbledhjen dhe llogaritjen e rezultateve. Deri tani në KSHZ nuk ka arritur asnjë ankesë.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/391134151488608/?eid=ARCirVudNui-P3vwhLRac3vuyHSSt3A2rtJXWqqlO3RqSGlH4dJr05h9MRBaDtPDd_bKGibwmWNfcKKk