fbpx

Kupa, Akademia Pandev bën një hap drejt finales

Skuadra e Akademia Pandev-it, ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi që shënoi fitore 3-1 ndaj Pobedës, në përballjen e parë të gjysmëfinales. Pas pjesës së parë pa gola, vendasit shënuan 3 gola radhazi, falë gjuajtjeve precize të Velinovit dhe Milovanoviqit, që shënoi 2 gola. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi braziliani Makota. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 10 prill në terrenin e Pobedës. Ndërkohë në sfidën e parë të gjysmëfinales tjetër, që u zhvillua në Strumicë, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov, mundi Bellasicën me 1-0.