fbpx

Ky është vendi më i rrezikshëm në aeroplan

Pavarësisht studimeve që dëshmojnë se një nga mënyrat më të sigurta për të fluturuar është se nuk ka vend në një avion që është “i sigurt”. Të paktën kur bakteret janë në pyetje.

Tualetet publike, duke përfshirë ato në aeroplan, janë një vatër e baktereve. E njëjta gjë është edhe për tavolinat e vogla të lëvizshme. Por, besoni apo jo, “rreziku” më i madh fshihet në hapjet e vogla të ventilimit.

Një studim i kohëve të fundit, gjatë të cilit pesë aeroporte testuan katër aeroplanë, tregoi se hapjet për ventilim kanë më shumë baktere për centimetër katror se butoni në kazanin e tualetit, transmeton “Huffington Post”.

Për fat të keq, ju nuk keni shumë zgjedhje. Ose do të pësoni nga klima që “fryn” direkt për ju gjatë fluturimit, ose do të prekni gjithë kolonitë e baktereve për ta ndalur atë.