fbpx

Lacio në panikë, lëndohet Strakosha

Tomas Strakosha ishte protagonist në derbin ndaj Romës, ku Lacio e tij fitoi 3-0. Nëse në pjesën e parë ishte thuajse spektator, në të dytën ishte i pakalueshëm ndaj çdo tentative në portë të romanistëve që u munduan në të gjitha mënyrat që ta kalonin. Një prej tyre ishte edhe një përplasje me Xhekon, e cila me sa duket i ka krijuar probleme portierit të përfaqësueses shqiptare dhe ai ka dalë mes dhimbjeve nga fusha e lojës edhe pse ka festuar në fund me ekipin.

Strakosha ka pësuar një traumë që shkakton dhimbje në shpatull, por nuk janë shfaqur probleme të krisjes të saj. Ne do ta mbajmë nën kontroll në ditët e ardhshme por mendoj se mund të riaftësohet mirë”, theksoi Fabio Rodia, përgjegjësi i stafit mjekësor të Lacios pas përfundimit të derbit.