fbpx

Lajmi i mirë për Shqipërinë, i keq për Turqinë

Mesfushori i ish-skuadrës së Cikalleshit, Istambul Basaksehir, Kahveci, është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të luajë ndaj kuqezinjve, duke u kthyer te klubi i tij. Ndërkohë, trajneri Shenol Gunesh, që këtë vit ka marrë drejtimin e përfaqësueses turke kërkon fitore. Ai u ndal edhe te forca e Shqipërisë dhe tha se “të dy skuadrat besoj e njohin njëra-tjetrën.

Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha. Në Grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar. Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare nuk ekziston”.

Përballja Shqipëri- Turqi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, të premtën , në orën 20.45.