fbpx

Lëndimi, Ferhan Hasani nuk udhëtojë për në Slloveni

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ferhan Hasani për shkak të lëndimit, të marë në sfidën ndaj Letonisë, nuk do të jetë në mundësi që të ndihmojë kolegët e tij në përballjen me Slloveninë. Mesfushori shqiptarë ka lënduar muskulin e këmbës dhe nuk udhëtoi në Slloveni për sfidën e së dielën në Lubjanë. Trajneri Igor Angelovski nuk do të ftojë asnjë futbollist shtesë, në vend të Ferhan Hasanit. Sfida e raundit të dytë eliminator të Euro 2020, në mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.