fbpx

“Lëndina” shtyhet për më 29 mars

Seanca e sotme  gjyqësore për rastin e PSP-së “Lëndina” është shtyrë për më 29 mars për shkak të mungesës për arsye shëndetësore të të akuzuarit të parë Dragan Pavloviq Latas.

Avokatja e tij Anita Begova në gjykatë parashtroi vërtetim nga mjeku se Latas ka raport mjekësor për shkak të infektimit të veshit të mesëm.

Në rastin “Lëndina” të akuzuarit janë Dragan Palvoviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan për  ndërtimin e paligjshëm të tre vilave në Zelenikovë.

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar vila për fundjavë në komunën e Zelenikovës pa  leje për ndërtim.