fbpx

Liam Hulet: Vëllai ynë këtë vikend i dha fund jetës

Liam Hulet përmes profilit oficial të instagramit të PRODIGY-s e ka konfirmuar vdekjes e njërit nga anëtarët Kit Flint dhe ka theksuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Mëngjesin e sotëm Kit Flind nga grupi Prodigy është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare.

Liam njëri ndër anëtarët më me ndikim të grupit Prodigy, përmes instagram profilit e ka konfirmuar vdekjen e Kit Flintit dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Lajmet janë të sakta, nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, mirëpo vëllai ynë Kit këtë vikend i ka dhënë fund jetës së tij. Jam i shokuar, i hidhëruar me zemër të thyer…. Pusho i qetë” ka shkruar Liam.