fbpx

Liderët nga rajoni e bota urojnë Pendarovskin

Fitoren Pendarovskit për President të Maqedonisë së Veriut, e uruan liderë të vendeve fqinje dhe atyre ndërkombëtare. Urimet e para erdhën nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta.

Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit”- ka shkruar Ilir Meta, President i Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në telegram urimin për fitoren e Pendarovskit i ka përgëzuar edhe qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij, dëshmuan rol konstruktiv me pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor. Edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, uroi edhe qytetarët për zgjedhjet e lira e demokratike.

Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike.”- u shpreh Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, përmes një postimi në Tuiter, shkroi se fqinjët tanë janë të vendosur të ecin përpara, duke i shkelur pengesat nacionaliste.

Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës, zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste”. – ka shkruar Sia Anagnostopullu, Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë

Pendarovskin e uroi edhe komisionari për zgjerim Johanes Han.

Urime Stevo Pendarovskit në zgjedhjen e tij si president i Maqedonisë së Veriut. Pres të vazhdojë bashkëpunimi me agjendën reformuese të BE-së, në kontekst të përfundimeve të Këshillit vitin e kaluar”.- tha Johannes Hahn, Komisari për zgjerim të BE-së

Kancelari austriak Sebastian Kurz, thotë se do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i uroi punë të mbarë mirëpret kreun e ri të shtetit, në procesin e anëtarësimit si vendi i 30-të në NATO.

Urime Pendarovski për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Pres që të punojmë me ju për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s.”- ka uruar Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Disa media botërore për zgjedhjeve presidenciale raportuan se fitoi kandidati properëndimor.

New York Times” nxori titullin “Mbështetësi i ndryshimit të emrit është zgjedhur për president”.

Gazeta britanike “Guardian” titulloi “Bileta jonë për Evropë”, ndërsa “BBC” e “Deutsche Welle” publikuan lajmin se fituesi në balotazh është kandidati i koalicionit qeveritar, Pendarovski.

Fitorja e Stevo Pendarovskit ishte edhe në titujt e mediave greke, në raportimet e të cilave fokusi vihet në arritjen e censusit. Ndër titujt e mediave me të spikatura ishin se Pendarovski u zgjodh president i ri i Maqedonisë së Veriut, me perspektivë Evropiane dhe Euro-atlantike të vendit.

Adnan Qaili