fbpx

Liga e Kampionëve larg nga Bufoni, edhe te PSZH

Xhanluixhi Bufon duket se nuk do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampioneve as me PSZH, pasi në klubin parisien nuk po mendojnë që të zgjatin bashkëpunimin me portierin italian edhe për vitin e dytë të kontratës. Kjo kuptohet edhe nga lëvizja e fundit që ka bërë klubi parisien, i cili është vënë në kërkim të një zëvendësuesi cilësor për Areolën, i cili mbetet zgjedhje e parë për portën. Sipas mediave turke, klubi ka kontaktuar me Gallatasarajn dhe parashikohet që të bëjë një ofertë deri në 15 milionë euro për Fernando Muslera.