fbpx

Ligji i ri për Prokurori Publike, Deskoska: Kemi konsultuar PSP-në dhe ekspertët e huaj

PSP do të mund të përdorë “bombat” vetëm në 21 raste si dëshmi

Hetimet dhe akuzat të cilat PSP-ja i ka ngritur në afat kohor prej 18 muajsh, do të vazhdojnë, mirëpo materialet e përgjuara, gjegjësisht “bombat” do të munden ti përdorin si dëshmi vetëm në rastet për të cilët është ngritur aktakuzë deri më 30 qershor të 2017. Këto janë dispozitat e propozim-ligjit për Prokurorinë Publike me të cilën është e rregulluar statuti, pavarësia e kompetencave të PSP-së, ku Qeveria e ka miratuar në seancën mbëmshme.

Në rastin “Monstra” dhe “Magjar Telekom” të cilat PSP-ja i ka marrë nga Prokuroria Themelore Publike, materialet e përgjuara nuk do të munden të përdoren si dëshmi në procedurë, sepse lëndët janë hapur pas 30 qershorit të vitit 2017.

“Bombat” nuk do të merren për dëshmi as në rastin “Perandoria”, lëndë e cila nuk ka akt akuzë, me të cilën PSP vërteton se posedon dëshmi të forta të cilat kanë të bëjnë me vepra penale për të cilat akuzohen disa persona.

“Bombat” nuk do të përdoren edhe për regjistrimin e dështuar të popullsisë në të cilin rast akuzohen Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, për harxhimet rrugore të ish-deputetes Sillvana Boneva, për pajisjet shëndetësore të zv/kryeministrit Bujar Osmani dhe kundër hetimit të ish-zv/kryeministrit Zoran Stavrevski, i cili ishte njëri ndër të vetmit funksionarë të VMRO-DPMNE që nuk i është ngritur aktakuzë



“Dje e lëshuam në procedurë parlamentare Ligjin për Prokurori Publike, ligj që duhet të miratohet me 2/3 e votave, shumicë kjo të cilën akoma nuk e kemi të siguruar, por është e rëndësishme se në nivel të koalicionit qeveritarë arritëm pajtueshmëri rreth tekstit i cili jep qëndrueshmëri të plotë Prokurorisë Speciale Publike dhe e shndërron në organ të përhershëm. Nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehur por të gjitha procedurat që kanë filluar para dhe të cilat janë në fazën e akuzave apo në fazën e hetimeve, apo në fazën e parahetimeve në pajtim me ligjin e ri do të vazhdojnë.