fbpx

Ligji i ri për shërbimet pagesore

Rastet sociale nuk do të paguajnë për hapjen e llogarive bankare, provizione për pagesa dhe arkëtime dhe shërbime të tjera në banka. Ministria e Financave përmes një zgjidhjeje të re ligjore vendosjen e një kategorie të re të llogarive bankare me funksione bazë. Përveç kategorive të rrezikuara, llogari të tilla mund të hapin të gjithë qytetarët, por ata do të duhet të paguajnë “kompensim të arsyeshëm”.

Ajo parasheh vendosjen e një llogarie pagesore me funksione themelore që çdo qytetar do të mund ta hapë dhe ideja jonë në këtë version pune është që për grupet e rrezikuara të qytetarëve ajo të jetë pa pagesë, respektivisht me ligj ata të mund të marrin shërbime falas për hapjen, mbajtje të llogarisë, pagesa dhe arkëtime. Për shpenzuesit e tjerë llogaria pagesore me funksione themelore do të jetë me “kompensim të arsyeshëm – tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Me këtë llogari qytetarët nuk do të kenë mundësi të marrin borxh në bankë me kredi dhe kartela krediti, as të përdorin minusin e lejuar të llogarisë, por do të mund të bëjnë vetëm pagesa dhe arkëtime. Siç njoftoi ministri Tevdovski, Ligji i ri për shërbime pagesore dhe llogari pagesore është në versionin e hartimit, pritet të jetë gati deri në fund të vitit, por brenda disa ditëve do të publikohet versioni i tij punues. Përndryshe, sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, bankat vendase vetëm për nëntë muajt e fundit të vitit të kaluar kanë marrë gjithsej 124 milionë euro. Kjo është një rritje prej 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.Në të njëjtën kohë, bankat kanë arkëtuar 237 milion euro vetëm nga interesi, si dhe 80 milion euro nga provizionet.

Aleksandra Spasevska