fbpx

Ligji kundër diskriminimit, do të jetë me flamur evropian

Qeveria ka tërhequr nga procedura kuvendare ligjin për ndalim të korrupsionit i cili kishte disa muaj që kishte ngecur në Komisionin për punë dhe politikë sociale me të cilin udhëhiqte Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE. Menjëherë ligji është lëshuar në Kuvend me flamur evropian për procedurën e sjelljes së tij që të shkurtohet dhe të kalojë përmes Komisionit për çështje evropiane me të cilin udhëheq Artan Grubi nga BDI.

Ligji me procedurë të shkurtër është vendosur në rend dite në seancën e sotme kuvendare dhe pritet që të miratohet së shpejti. Bëhet fjalë për ligj i cili është pjesë e kritereve evropiane, ndërsa miratimin e tij një kohë të gjatë e ka penguar VMRO-DPMNE-ja, ndërsa për të njejtin nuk ka kontribuar as BDI.

Shumë nga organizatat qytetare kanë protestuar gjatë kohë së fundit, me kërkesë që të sillet Ligji i cili do të avancojë të drejtat qytetare, mirëpo edhe parashihen reforma në Komisionin për ndalim të diskriminimit.