fbpx

Ligji për Prokurorinë Publike, fillon takimi i grupit të punës

Ka filluar takimi i grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike. Në takim kanë ardhur vetëm përfaqësues të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ky është takimi i parë pasi opozita dorëzoi te shkruara vërejtjet në lidhje me ligjin në fjalë dhe të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Të dy palët paraprakisht kanë njoftuar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre të cilat janë krejtësisht të kundërta.

Deri sa pushteti propozon Prokurori Speciale në kuadër të asaj Themelore me kompetenca për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe me të drejtën e shfrytëzimit të materialeve të përgjuara deri ne vitin 2020, për lëndët që tashmë janë proceduar, opozita kërkon që kjo prokurori të ketë të drejtën për të përfunduar vetëm lëndët për të cilat ka procedura gjyqësore, përbërje krejtësisht të re të saj dhe komision hetimor për punën e deritanishme të kabinetit të Janevës. Partia e Mickoskit kërkon edhe Prokuror Publik me propozim të opozitës.