fbpx

Lirohet pas gjashtë vitesh një fotoreporter i njohur

Fotoreporteri egjiptian, Mahmoud Abu Zeid, i quajtur ndryshe “Shawkan”, i ndaluar që prej vitit 2013 për mbulimin e represionit të përgjakshëm të një manifestimi islamist në Kajro, u la i lirë sot në mëngjes, bëhet e ditur nga avokati i tij.

‘’Ai doli rreth orës 06:00 (04:00 GMT) nga komisariati i Al Haram (në afërsi të piramidave të Gizës) dhe aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij’’, pohoi për median, Me Taher Aboul Nasr.

Shawkan duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë gjyqësor për pesë vite, që e detyron të flejë në komisariatin e lagjes së tij çdo mbrëmje.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dënoncoi sot këto kushte.

Koordinatori i një OJQ-je për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sherif Mansour, cituar në një komunikatë i bëri thirrje autoriteteve egjiptiane për t’i dhënë fund trajtimit të turpshëm ndaj gazetarit me pezullimin e çdo kushti dhe lirimin e tij.

Shawkan fitoi në prill Çmimin e UNESCO-s për Lirinë e Shtypit ”Guillermo Cano”.

Në vitin 2016, ai mori çmimin ”Press Freedom” nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.