fbpx

Lista serbe: Kosova po përgatitë akuza të reja kundër serbëve

Sipas gazetës serbe “Novosti” kriza në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të thellohet me ngritjen e aktakuzave të reja kundër serbëve në veri të Mitrovicës.

Lista Serbe: Kosova po përgatitë akuza të reja kundër serbëve

Këtë ka thënë nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq, i cili ka deklaruar se “Prishtina po përpiqet ta thyej rezistencën serbe në Kosovë me montimin e aktakuzave të reja të rreme”.

Sipas fjalëve të tij, “pushteti në Kosovë ka përgatitur dhjetëra aktakuza kundër serbëve të njohur në veri të Kosovës, gjë që do t’i ngritë tensionet edhe ashtu të rritura në “këtë krahinë serbe”.

Simiq thotë se gjithçka ka filluar më 23 nëntor në veri të Mitrovicës “me përpjekje të vrasjes së nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiq”.

Duke reaguar në këtë informatë, ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Prishtina po vazhdon me opstrukcione të procesit të çfarëdo bisedimeve.

“Pres nga pushteti i përkohshëm i Kosovës çfarëdo lloji të provokimeve sepse ata kanë treguar se nuk kanë kapacitet të bisedojnë në mënyrë serioze për ardhmëri. Nuk mund të presim asgjë të mirë nga ata. Ata njerëz as nuk kanë kapacitet e as forcë që në ndonjë mënyrë së sjellin deri te ndonjë zgjidhje”.