fbpx

Lokalet, jehona e votuesve deri në ora 15:00 në Novo Sellë 33.78% kurse në Ohër 35.10%

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se në zgjedhjet lokale në rrethin e dytë deri në ora 15:00 në komunën e Novo Sellës kanë dalë gjithsej 3.339 qytetarë ose 33.78 për qind, ndërsa në komunën e Ohrit kanë votuar 18.347 votues ose 35.10 për qind.

Në komunën e Ohrit të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 52.303 qytetarë të regjistruar kurse në Novo Sellë 11.365 qytetarë.