fbpx

Makina fluturon nga rruga, 3 persona të lënduar në Kumanovë

Tre persona kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore kur një shofer 42 vjeçar nga Kumanova, ka humbur kontrollin e makinës dhe i njëjti ka përfunduar duke goditur një dru. Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë- vendkalimi kufitar Pelincë.

Tre personat e lënduar me makinë të ndihmës së parë janë dërguar në spitalin e Kumanovës, me çka është intervenuar nga ana e ekipit mjekësor. Hetimi në vend ngjarje kanë kryer ekipe nga SPB Kumanovë.