Maksuti: Amnistia për “27 prillin”, rast specifik

Profesori universitar, Mersim Maksuti gjatë një debati në emisionin “Programi 200” në Alsat për fatin e PSP-së, foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit, vunë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe se ligji për pajtim mund të justifikohet.

27 prilli është një situatë specifike, nuk është një rast dosido që kemi trajtuar deri më tani nëpër gjykata. Ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit. Vuri në pikëpyetje se nga do të shkojmë nesër se çfarë do të ndodh më tutje, mund të ndodhte dhe gjendja e jashtëzakonshme. Nëpërmjet ligjit të amnistisë, në një mënyrë ishte i pashmangshëm edhe një pajtim i palëve në shoqëri. Në një farë mënyre ky ligj mund edhe të arsyetohet- deklaroi profesori universitar Mersim Maksuti

https://www.youtube.com/watch?v=5ZatcJFil54