fbpx

Mali i Zi do ta ratifikojë Protokollin për aderim në NATO

Kuvendi i Malit të Zi sot do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO.

Në seancë plenare në të cilën do të votohet për ratifikimin do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Siç është paralajmëruar, Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.

Kryeministri  malazez  Dushko Markoviq, në prag të ratifikimit të Protokollit, deklaroi se ky hap i Podgoricës e konfirmon mbështetjen e deritanishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të jetë faktor shtesë për stabilitetin në rajon dhe perspektivën e saj euroatlantike.

Mali i Zi është anëtare e Aleancës që nga viti 2017.

Protokollin për anëtarësim në NATO e para e ka ratifikuar Greqia, ndërsa deri më tani këtë e kanë bërë edhe Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria./MIA