fbpx

Mançevski: “Fshesa” do të përfshijë ata të cilët marrin paga dhe nuk shkojnë në punë

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski ka deklaruar se ata që marrin paga, dhe nuk shkojnë në punë do të përfshihen nga “fshesa” të cilën paraprakisht e kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, të gjitha reformat në lidhje me strukturimin e sektorit publik do të diskutohet me të gjitha partitë politike që opozita mos të ketë hapësirë për të akuzuar për revanshizëm politik. Në lidhje me punën e tij ai ka thënë se mundet që i njëjti ta kryejë edhe me më shumë sukses, mirëpo qytetarët e kanë fjalën e fundit. Do të respektojë vendimin nëse Kryeministri Zoran Zaev vendos që ai të lëshojë këtë ministri, si pjesë e ndryshimeve të përbërjes qeveritare.