fbpx

Platforma në Matkë kalon për kontroll në Komisionin Antikorrupsion

Mënyrën e ndërtimit të platformës në Matkë do ta trajtojë Komisioni Anti-korrupsion. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska, deklaroi se vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë rast ka korrupsion, pasi të gjitha institucionet u shpallën si jo kompetente.

Ne me vëmendje e ndjekim situatën në Matkë, megjithatë dje dëgjuam se institucionet u shpallën si jo kompetente. Kjo, neve na ndezi dritën e kuqe dhe mendojmë se ka këtu elemente të Korrupsionit për shkak se Komuna një kohë më të gjatë nuk sjellë vendime. Kemi obligim dhe kompetenca ta hetojmë rastin, andaj them se me vetë iniciativë do e hapim lëndën – tha Biljana Ivanovska, kryetare e KPK.

Kryetarja e Anti-korrupsionit deklaroi se personalisht po e heton rastin e punësimit të vajzës së kryetarit të Kuvendit. Sipas Ivanovskës vajza e Talat Xhaferit ka rezultate të mira dhe se i plotëson kriteret, por nuk dihen kundër-kandidatët.

Ajo deri më tani me të vërtetë ka rezultate të shkëlqyera të arritura në fakultet, ka magjistruar me 10-she në “Justinianin e parë”, ka certifikata për njohjen e gjuhëve, provimin e jurispondencës. Mendoj se i plotëson kriteret, por nuk e di se si kanë qenë kandidatët e tjerë, me çfarë rezultate ata kanë aplikuar, andaj dua pak ta zgjeroj procedurën – Biljana Ivanovska, kryetare e KPK.

Ndërkohë Komisioni Anti-korrupsion, me vetë iniciativë, do të shqyrtojë punësimin në periudhë parazgjedhore të dy juristëve në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale të mediave.

Mefail Ismaili