fbpx

May: Brexit-i mund të dështojë

Kryeministrja, Theresa May paralajmëroi sot deputetët britanikë se mund të mos ketë aspak një Brexit nëse votojnë në mbrëmje kundër marrëveshjes për ndarjen të arritur me Brukselin.

“Nëse marrëveshja nuk miratohet këtë mbrëmje, Brexit mund të humbasë”, tha May me një zë shumë të ngjirur, para Dhomës së Komuneve.

Sot në Parlamentin britanik zhvillohet votimi shumë i rëndësishëm mbi marrëveshjen e Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit, ndërkohë që votimi i parë mbi këtë çështje dështoi.