fbpx

May diskuton për hapat e ardhshëm për Brexit

Kryeministrja Theresa May do të mbledhë kabinetin e saj ku pritet të të diskutojë për hapat e ardhshëm për Brexit, pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow, vuri në dyshim planet e saj.

May konsideroi një votim të tretë për marrëveshjen e saj të Brexit, që tashmë është refuzuar dy herë.

Kryetari Bercow deklaroi se nuk do të lejojë një votim të tretë para se të bëhen ndryshime në marrëveshje.

Ministri për Brexit, Kwasi Kwarteng, deklaroi se Britania do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të shtyjë datën e daljes së vendit të tij nga BE derisa të arrihet një marrëveshje.