fbpx

May nuk do të kërkojë shtyrje të gjatë për Brexit

Theresa May nuk do t’i kërkojë BE-së një kohë të gjatë për shtyrjen e Brexit kur do e paraqesë zyrtarisht kërkesën.

Kryeministrja tha se numri 10 ndan “zhgënjimin” e publikut në “dështimin e marrjes së vendimit” nga Parlamenti.

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se BE nuk do të ofrojë shtyrjen e Brexit pa një plan konkret nga Britania ku tregohet se çka do të ndodhë tutje.

Sipas ligjit aktual, Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja – me ose pa marrëveshje – brenda nëntë ditëve.

Çdo vonesë do të duhet të dakordohet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së dhe May shkon në Bruksel të enjten për të diskutuar opsionet me udhëheqësit e tjerë.

Kjo vjen pasi deputetët hodhën poshtë marrëveshjen e tërheqjes që May ka negociuar me BE-në për herë të dytë javën e kaluar. Ata gjithashtu votuan në favor të përjashtimit të largimit nga BE-ja pa një marrëveshje dhe në favor të zgjerimit të procesit Brexit.