fbpx

Mbledhje e Komitetit punues për çështje evropiane

Komiteti punues për integrime evropiane sot do ta mbajë mbledhjen e 42-të. Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Komitetit, do ta zhvillojë zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq në mbledhje, krahas sekretarëve shtetërorë të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryetarët e nënkomiteteve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për çështje evropiane.

Në takim do të shqyrtohet statusi i implementimit të Planit 18, si dhe dinamike e ardhshme për realizimin e reformave të nevojshme në pajtim me obligimet e ndërmarra, do të shqyrtohet statusi i misioneve dhe obligimeve vlerësuese pas konkludimeve të tyre, aktivitetet për rrjedhën e skriningut sqarues dhe sfidave të strukturës negociuese.

Duke pasur parasysh aktualitetin e temës, në takimin e komitetit do të marrin pjesë edhe Zëvendësi i Negociuesit kryesor dhe negociues kryesor teknik me Bashkimin Evropian./MIA