fbpx

Mbyllet klubi i armëve ku ushtroi terroristi që vrau 50 myslimanë

Klubi i armëve ku thuhet se i akuzuari për vrasjen e 50 myslimanëve, Brenton Tarrant kishte ushtruar para masakrës, tashmë është mbyllur.

Zëvendëspresidenti i Bruce Rifle Club, Scott Williams i tha Daily Mailit se e kanë mbyllur klubin pas tragjedisë që la të vdekur 50 njerëz që po faleshin në dy xhami të Christchurchit. Gjithë këtë e kanë bërë nga respekti për viktimat.

“Nuk u ndjemë se ishte e përshtatshme ta hapnim klubin si shenjë respekti për viktimat e tragjedisë,” tha ai.

Z.Williams shtoi se anëtarët e klubit kanë mbetur “të tronditur e të trishtuar” nga detajet e atij krimi mizor.

“Unë dhe disa anëtarë të klubit kemi kujtuar kohën me atë djalin [Brenton Tarrantin], të shihnim se a kishte diçka të pazakonshme te ai, por nuk po gjejmë asgjë,” – tha më tej ai.