fbpx

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për fitoren e Pendarovskit

Pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga kandidati i LSDM-së dhe koalicioni Stevo Pendarovski, një pjesë e mediave botërore dhe rajonale kanë shkruar për fitoren e Pendarovskit.

Reuters: Rezultatet tregojnë se kandidati pro-perëndimor për presidencën të Maqedonisë së Veriut shënon fitore në zgjedhjet presidenciale.

Al Jazeera Balkans: Stevo Pendarovski është presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut

B92: Pendarovski- president i parë i Maqedonisë Veriore

Sputnik: Pendarovski zgjidhet president i parë i Maqedonisë Veriore

BGNES: Qytetarët maqedonas bënë ndryshimin e fundit institucional në vend. Sot, ata kanë fituar “kështjellën” e fundit të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, institucionin e presidentit. Stevo Pendarovski është presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.