fbpx

Mediat, Vedat Muriçi afër firmës me Fenerbahçen

Sipas mediave turke, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriçi tashmë është kthyer në objektivin kryesor të sulmit të gjigantëve të Fenerbahçes dhe pritet që shumë shpejt të hedhë firmën në kontratën me këtë klub. Mediat turke kanë raportuar se ekziston akordi mes palëve dhe se në verë, Muriqi pritet të transferohet te Fenerbahçe, ku kanë në plan të rindërtojnë skuadrën nga e para për të luftuar për titullin kampion që mungon nga sezoni 2013-2014. Bomberi i Kosovës në sezonin aktual ka realizuar 11 gola në kampionat, duke qenë një nga emrat më të spikatur jashtë grupit të atyre që janë pjesë e klubeve të mëdha.