fbpx

Mediet serbe: Amerikanët nuk tërhiqen prej Bonsdteelit, por ndërtojnë bazë të re

Presidenti i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit të Serbisë Muamer Zukorliq ka komentuar mundësinë që SHBA t’i tërheqin forcat e veta nga Kosova, duke thënë se ai ka informata tjera.

“Sipas informatave që kemi ata po tërhiqen nga Bondsteeli, por do të ndërtojnë një bazë të re, më në veri. Nuk e di se sa është e besueshme kjo informatë, por do të kisha thënë se më parë kjo do të ndodhë sesa që forcat amerikane të tërhiqen plotësisht nga Kosova”, ka thënë Zukorliq për televizionin serb TV Pink.

Mediet kosovare kanë transmetuar dje se përfundimi i bisedimeve të zyrtarëve amerikanë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës është se nëse Kosova nuk heqë dorë nga taksat mund të ndodhë që SHBA të tërhiqen nga baza e Bondsteelit.