fbpx

MekGregor në kafaz me……aligator të egër!

Konor MekGregor po shijon pushimet familjare në Florida dhe ka treguar që nuk trembet nga asgjë. Këtë e ka vërtetuar me anë të disa fotografive të shkrepura shumë pranë një aligatori të egër në një kopsht zoologjik. Çfarë do që të jetë, kampioni ka treguar se është gati për t’u rikthyer në ring, po aq i fuqishëm sa dikur, shkruan Telesport.al. Ai ka folur për dëshirën e tij për t’u rikthyer në MMA këtë vit. Ai pranoi sfidën ndaj veteranit të UFC-së, por “Cowboy” zbuloi se ish-kampioni i botës në dy pesha nuk ishte gati për t’u ndeshur në prill.