fbpx

Menaxhimi i keq i procesit arsimor, fajtor për mungesën e fuqisë punëtore

Ulja e gjobave të parashikuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, specifikimi i detyrimeve për pagesën e regresit, për pushimin vjetor, janë pjesë e kërkesave të sektorit të biznesit drejtuar qeverisë, për përmirësimin e situatës në tregun e punës. Ata bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje për çrrënjosjen e pushimit pa pagesë si dhe aplikimin e marrëveshjes për të punuar nga shtëpia.

Kërkesat e kompanive gjithmonë kanë qenë në drejtim të fleksibilitetit më të madh në procesin e vendosjes, realizimit dhe paraqitjes së marrëdhënies së punës në një lloj de-rregullimi, por sigurisht jo anarki – tha Ljubomir Dimovski, drejtor i projektit të USAID-it “Perspektivat për biznes klimë më të mirë”.

Një periudhë më të gjatë, profesione të njëjta kryesisht nga veprimtaritë shërbyese mungojnë në sektorin privat.

Është më mirë të keni njohuri dhe profesion apo zanat dhe me atë të jetoni dhe të fitoni mirë që nga mosha 18 apo 19 vjeçe, se sa të përfundoni një universitet që nuk do të respektohet dhe nga i cili në fund do të merrni një letër të quajtur diplomë, me të cilën nuk do të dini se çfarë të bëni, nëse nuk është e përshtatshme për gjendjen reale të shtetit – deklaroi Koço Angjushev – zv/ kryeministër.

Raporti më i fundit i Bankës Botërore mbi tregun e punës në rajon tregon se puna në të zezë është në rritje në vendin tonë dhe në Shqipëri. Ajo se menaxhimi i keq i procesit arsimor është fajtori kryesor për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, tregojnë edhe shifrat. Në 10 vitet e fundit, për shkak të shpërnguljes dhe rritjes negative natyrore, janë regjistruar 15 mijë nxënës më pak në arsimin e mesëm. Por, në të njëjtën kohë ka një rritje të numrit të studentëve në fakultete. Në vitin 2005, kishte 48 mijë studentë, dhe sot ka rreth 60 mijë.

Ile Petrevski