fbpx

Mësohet se sa do ti mungojë Realit braziliani Vincius Jr

Vincius Junior ka kryer vizitat e detajuara mjekësore dhe klubi i Real Madridit njoftoi se braziliani ka tërhequr një nga ligamentet e kyçit të këmbës së majtë. Klubi madrilen nuk përcaktoi kohën e rikthimit duke e cilësuar si një proces që do mbetet për t’u parë. Ndërkohë mediet spanjolle kanë bërë me dije se një dëmtim i tillë kërkon të paktën 2 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ky do të ishte një tjetër lajm i rëndë për Solarin, i cili kishte gjetur një sinjal pozitiv tek 18-vjeçari dhe ishte ai që në ndeshjet e fundit po ndihmonte skuadrën në fazën sulmuese me teknikën dhe shpejtësinë e tij.