fbpx

Messi , i dyti te Barcelona me më shumë paraqitje në Champions

Lionel Messi vazhdon të shënojë rekorde te reja në Ligën e Kampionëve, pasi që në sfidën ndaj Lionit zhvilloi përballjen e 131 në Ligën e Kampionëve , duke kaluar në vendin e dytë të skuadrës katalonase të futbollistëve me më shumë paraqitje në garën elitare të Evropës. Ai tejkaloi Andres Iniestën , i cili mbeti në 130 ndeshje me Barcëlonën në Ligën e Kampionëve, ndërsa rekordi tjetër që ndjek Mesi është Çavi Hernandez, që ka shënuar 151 paraqitje. Ndërkohë Mesi është në vendin e 6-të të futbollistëve me më shumë parqitje në Ligën e Kampionëve . Para tij janë Rajan Gigs me 141, Raul Gonzales 142, Çavi 151, Kristiano Ronaldo 160 dhe Iker Kasiljas 175 paraqitje.