fbpx

Mickoski: Më 21 prill do ta fitojmë qeverisjen e keqe të LSDM-së

Paralelisht me kongresin e LSDM-së u mbajt edhe Konferenca vjetore e Unionit të gruas të VMRO-DPMNE-së. Kreu i opozitës Hristjan Mickovski me këtë rast ka hedhur një sërë akuzash ndaj pushtetit dhe funksionarëve qeveritarë për siç u shpreh ai, dështim në të gjitha sferat që ata udhëheqin. Ai kërkoi që të mbështet kandidatja e tyre për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale do të jenë vetëm një stacion i ndryshimeve pozitive që do të përfundojnë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku Mickoski shpreson në fitore.

Nga ne varet se çfarë do të zgjedhim. Jemi më me përvojë, i identifikuam gabimet dhe e dimë se si të vazhdojmë sot. Kjo është detyra jonë historike kur duhet ta ngremë atdheun nga hiri ku do e lejnë këta të tjerët. Ne jemi të motivuar dhe e dimë se si ta bëjmë këtë punë. Kjo nuk është çështje politike por është e ndjeshme që çdo njëri prej jush e beson. Këtë do e dëshmojmë të motivuar fuqishëm në zgjedhjet presidenciale më 21 prill – deklaroi Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska edhe njëherë shprehu qëndrimin e saj se për të është e papranueshme Marrëveshja e Prespës, e quajti të patolerueshëm ndryshimin e emrit të shtetit.

Ne nuk mund ti themi askujt se si do të quhet sepse e drejta e vetë përcaktimit është JUS KOGENS, normë obligative ndërkombëtare që duhet të respektohet nga të gjithë, do të thotë edhe për Republikën e Maqedonisë. Si ka mundësi që për emrin tim, të sjell vendim të përbashkët. Kjo është e pamundur. Sepse ai është emri im. Ju e keni emrin tuaj. Kjo është jashtë të së drejtës ndërkombëtar – tha Gordana Siljanovska, kandidate e VMRO-DPMNE-së për presidente.

Siljanovska gjithashtu kërkoi mbështetjen e popullit në zgjedhjet presidenciale që të evitohet koncentrimi i pushtetit në një parti të vetme.

Besian Leka