fbpx

Mickoski: Siljanovska humbi si pasojë e manipulimeve të mëdha

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki, në një dalje para gazetarëve nga selia e partisë së tij tha se profesoresha Gordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskit Stevo. Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”tha  Mickosk.