fbpx

Mijalkov lirohet nga Arresti shtëpiak

Sasho Mijalkov lirohet nga arresti shtëpiak. Ish-drejtori i policisë sekrete në kohën e Nikolla Gruevskit kaloi 60 ditë në izolim shtëpiak, pasi më 8 mars në rastin “Titanik 2” u dënua me tre vjet burg. Gjykata Penale informoi se me vendimin e Apelit, masa e paraburgimit të Mijalkovit u zëvendësua me arrest shtëpiak, që zgjat deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit, por jo më gjatë se 60 ditë. Më parë, Mijalkovit iu shfuqizua edhe paraburgimi për rastin “Perandoria”, për pastrim parash, pasi që Gjykata Supreme dha një mendim ligjor se PSP-ja nuk është paditës i autorizuar, pas 30 qershorit të vitit 2017.

Alsat