fbpx

Mijëra tifoz gjerman në Milano, policia përgatitet për incidente

Skuadra e Interit do të presë Aintraht Frankfurt për ndeshjen e kthimit të Liga Europa në “San Siro”, të enjten në orën 21:00. Për këtë ndeshje do të jenë 13.500 tifozë gjermanë që do të udhëtojnë në Milano për të mbështetur skuadrën e tyre. Ky numër i lartë ultrasish ka bërë që policia e kryeqendrës së veriut të Italisë të fillojë të përgatisë një plan masash para dhe pas ndeshjes. Ultrasve gjermanë pritet të iu bashkohen edhe ata të Atalantas, të cilët njihet si kundërshtarë të thekur me ultrasit e Interit. Në mbështetje të tifozëve zikaltër do të dalin ultrasit e Lazio dhe këtu pritet të jetë një betejë e vërtetë mes katër grupimeve të ndryshme të ndara në dy kahe. Kujtojmë që në dhjetor, në ndeshjen që Lazio priti Aintrahtin në Romë, u regjistruan një numër i lartë incidentesh mes tifozëve.