fbpx

Milani kërkon talentin e Dinamo Zagrebit

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, Milani është vënë pas futbollistit të talentuar të Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo që mund të luajë sulmues i të dy krahëve. Ai është një nga pikat më të forta të Dinamos së Zagrebit aktualisht dhe kroatët kanë fiksuar çmimin për futbollistin spanjoll. Milani do duhet të paguajë së paku 20 milionë euro për blerjen e Dani Olmo.