fbpx

Minifutboll, FC Shkupi sfidon Velesin për titullin kampion (video)

Në fundjavë do të zhvillohet derbi i sezonit mes skuadrave të FC Shkupit dhe Velesit, e cila mund të përcaktojë në mënyrë direkte edhe luftën për titullin kampion. Skuadra nikoqir e FC Shkupit në futsall , ka 4 pikë epërsi ndaj mysafirëve të Velesit dhe me një fitore eventuale bën një hap të madh drejt titullit kampion. Trajneri Zoran Lekiq, beson se sfidat direkte me Velesin janë përcaktuese në këtë garë dhe se me fitore, 80 për qind e luftës për titull, është kryer.

Në plej off kemi tre ndeshje direkte me Velesin që do të vendosin se kush do të jetë kampion. Në këtë moment kemi epërsi prej 4 pikëve , luajmë në terrenin vendas dhe është sportive që të presim të shënojmë fitore. Me fitore mendojë se 80 për qind do të jemi kampion , mirëpo kampionati është i gjatë dhe ka edhe 9 apo 10 xhiro. Mendojë se këtë vit kemi gjasa të mëdha të jemi kampion.,” tha Zoran Lekiq, trajner i FC Shkupit Futsall.

Ndërkohë , Taulant Ismaili , beson se ekipet njihen shumë mirë mes veti dhe se do të jetë një spektakël i vërtetë në minifutboll, ku secila skuadër ka gjasat e tyre për fitore.

Presim të jetë një derbi i madh , pasi që edhe ata kanë lojtarë kualitativ që janë pjesë e kombëtares së Maqedonisë, të cilët i njoh shumë mirë. I njohin edhe kolegët e mi.Presim të jetë një derbi I vërtetë , por shpresojmë që ne të jemi fitues, tha mes tjerash Taulant Ismaili, futbollsit i FC Shkupi Futsall.

Gjatë përgatitjeve të fundit, të gjithë futbollistët dhe stafi teknik potencuan se presin përkrahje maksimale nga tifozët e tyre dhe shpresojnë se të gjithë do të shijojnë një spektakël të vërtetë të minifutbollit, kur sfidohen dy skuadrat më të mira vendore. Përballja FC Shkupi – Velesi , do të zhvillohet të shtunën në palestrën sportive “Enver Idrizi” ,në kuadër të shkollës fillore “7 marsi”, në orën 19.30. (M.Th.)