fbpx

Ministri Dimitrov për vizitë pune në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë pune në Athinë.

Me ftesë të ish ministrit të Punëvetë Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ministri Dimitrov do të marrë pjesë në konferencën akademike me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Sektorit për Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin në Pire.

Parashikohet që shefi i diplomacisë të mbajë fjalim në panelin “Transformimi i Mesdheut Juglindor” në kuadër të Konferencës, “Politika e jashtme greke në shekullin 21.”, së bashku me ish ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë, Daniel Mitov dhe Ditmir Bushati.

Dimitrov, siç informojnë nga MPJ-ja , duhet që të ketë takim bilateral me homologun e tij grek Jorgo Katrugalos, si dhe  një takim me Nikolas Vucis, kryetarin e  Parlamentit të Republikës së Greqisë./MIA