fbpx

Ministri serb kërkon nga shefat e Interpolit që mos ta pranojnë Kosovën

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë e ministër i punëve të brendshme Nebojsa Stefanovic i ka shkruar letra sekretarit të përgjithshëm të Interpolit Jürgen Stock dhe kryetarit të Interpolit Kim Jong Yang, me të cilat u ka kërkuar që kjo organizatë ndërkombëtare e policisë të mos e shqyrtojë sërish kërkesën e Kosovës për pranim në anëtarësi.

Sipas ministrit Stefanovic, nga mbajtja e Kuvendit të përgjithshëm të Interpolit në Dubai në vitin 2018, “nuk kanë ndodhur ndryshime esenciale për t’iu shmangur vendimit të atëhershëm për mospranim të Kosovës”.

Ministri serb mendon se ka ndodhur e kundërta dhe në favor të qëndrimit të Serbisë për mospranim ai përmend “numri në rritje të shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, transmetojnë mediet serbe.

Ai ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm të Serbisë, sipas të cilit në Interpol “pranohen vetëm shtetet”.