fbpx

Mogherini: Racizmi ende i përhapur në botë, BE-ja nuk bën përjashtim

Në 50-vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini deklaroi se pavarësisht progresit të arritur, ka ende shumë viktima të racizmit dhe gjuhës së urrejtjes për shkak të ngjyrës të lëkurës, origjinës etnike apo besimit fetar.

”Ky është një fenomen që ende ndodh në shumë vende të botës dhe Bashkimi Evropian nuk përjashtohet”, theksoi ajo.

”Udhëzimet e miratuara rishtazi nga BE-ja për të drejtat e njeriut mbi mos diskriminimin, konfirmojnë se trajtimi i kësaj çështjeje përbën një prioritet për BE-në dhe ne jemi të vendosur të luajmë një rol udhëheqës në fushën e mos diskriminimit përmes politikave tona të brendshme dhe të jashtme”, shtoi Mogherini.

”Është detyrë politike për të gjitha institucionet, por është mbi të gjitha një sfidë kulturore që do të mundemi ta fitojmë vetëm së bashku”, shpjegon ajo.