fbpx

Morata, 3 minuta për dopietën ndaj Sosiedadi (video)

Alvaro Morata është rikthyer ai i mëparshmi. Pas transferimit nga Çellsi te Atletiko Madrid, sulmuesi është rikthyer te goli. Spanjolli sapo ka shënuar dopietën e parë me Rojiblancos dhe i kanë mjaftuar vetëm tre minuta. Te goli i parë ai ka treguar instinktet vrasëse të një qendërsulmuesi tipik, duke shtyrë topin në rrjetë pas goditjes së Godin. Goli i dytë erdhi pas krosit të Koke nga goditja e dënimit, me Morata që kërcen mbi të tjerët duke dërguar topin në rrjetë.