fbpx

Mot me erë dhe i ftohtë

Sot në mbarë vendin do të mbajë  mot i ndryshueshëm dhe vende-vende me reshje shiu, borë paralajmërohet në viset malore.

Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 0-9 gradë Celsius.