fbpx

Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës dhe në pjesët tjera të vendit do të ketë të reshura të shiut. Do të fryjë erë e matur, në pjesët lindore përkohësisht e përforcuar jugore dhe juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës me të reshura të shiut. Do të fryjë erë e matur juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 20 gradë.

Edhe të hënën do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot jostabil me të reshura të përkohshme të shiut, të ndjekura me bubullima, erë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Të martën për shkak të uljes së masës më të ftohtë të ajrit, do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, që do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave dhe do të ketë kushte për borë të dobët në malet më të larta.